Site icon Telegrafi

‘Revolucioni Laraman’ do të vendos për hapat e mëtutjeshëm

Pas protestave masovike të “Revolucionit Laraman” nga lëvizja “Protestoj” thanë se koordinohen për hapat që do t’i ndërmarin në të ardhmen dhe në ditët e ardhshme do të dalin me një plan veprimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pasi qeveritarët nuk arritën të përmbushin kërkesat e tyre brenda afatit, më 18 qershor, mbështetësit e “Revolucionit Laraman” dolën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre. Ata thanë para qeverisë edhe një herë i përsëritën kërkesat e tyre – Gjykata Kushtetuese të shpall kushtetutshmërinë e PSP, t’i jepet fund persekutimit policor ndaj protestuesve dhe për të formuar një qeveri teknike për zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.

Protesta e “Revolucionit Laraman” kulmoi me ngjyrosjen dhe duke thyer disa dritare të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe përpjekje për prishjen e monumentit të Prometeut.

Para qeverisë folën edhe shumë aktivistë të protestës anti-qeveri, si dhe nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska. Në protestë ishte e pranishme e tërë udhëheqësia e partisë opozitare, përfshirë udhëheqësin e saj, Zoran Zaev. /Telegrafi/

Exit mobile version