Site icon Telegrafi

‘Revolucioni Laraman’ dhe ‘Unë e dua QTQ’ sonte në protestë!

“Shkupi 2014” mund të parandalohet vetëm nëse qeveria bie, porositin nga shoqata “Unë e dua QTQ” dhe bëri thirrje për një protestë sonte në ora 19:00 para PSP, së bashku me Revolucionin Laraman, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Kjo Qeveri plotësisht i është shkëputur realitetit. Ditën kur BE bllokoi IPA fondet dhe bllokoi projekte të mëdha infrastrukturore si të autostradës Demir Kapi dhe hekurudhës drejt Bullgarisë, ata morën kompetencat e Komunës Qendrës për dhjetëra milionë të reja për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Me këtë qeveri nuk ka mirëkuptim’, qëndron në thirrjen për protestë.

Nga shoqata kujtojnë se vitin e kaluar të referendumit të QTQ-së ka marrë më shumë vota se çdo politikan apo parti para, dhe porositin se vijon betejë e ashpër për të shpëtuar një nga simbolet kryesore të Shkupit. /Telegrafi/

Exit mobile version