Në mesditë, siç njoftuan demonstruesit e ‘Revolucionit Laraman’ u bllokuan disa ura në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
U bllokua ura ‘Nënë Tereza’ te ASHAM, ura “Liri” dhe ura “Goce Dellçev”
Protestuesit e ‘Revolucionit Laraman’ vendosën bllokadat si presion publik mbi qeverinë për të përmbushur kërkesat e tyre, të cilat i dhanë një ultimatum që duhet të plotësohen deri më 18 qershor.
Kërkesa e parë është përmbushja e Iniciativës për PSP nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa e dytë është të ndalohet persekutimi kundër demonstruesve, të lirohen të gjithë të burgosurit dhe të tërhiqen të gjitha akuzat penale nga Ministria e Brendshme për të marrë pjesë në protesta.
Kërkesa e tretë të dorëheqja e qeverisë aktuale OBRM-PDUKM dhe BDI dhe formimin e një qeverie kalimtare, dhe formimin e një gjykatë penale për rastet nën juridiksionin e PSP.
Kërkesa e katërt është dorëheqja e presidentit Gjorge Ivanov. /Telegrafi/