Site icon Telegrafi

Revolucioni i Interit fillon me tre emra të mëdhenj që do të blihen

Në drejtimin e pronarëve kinezë Interi po përgatit një revolucion.

Nën objektivin e zikaltërve janë tre emra të rëndësishëm Radja Nainggolan, Arda Turan dhe Fabinho.

Kontaktet e para me Nainggolan kanë filluar, drejtuesit kinezë kanë dhënë dritën për këtë operacion.

Por duhet të mposhtin konkurrencën e dy ekipeve angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Ndërkohë që për Arda Turan dhe Fabinho drejtuesit zikaltër kanë takuar në Montecarlo një bashkëpunëtor të menaxherit të turkut dhe menaxherin Jorge Mendes.

Ashtu edhe siç ka premtuar Suning, Interi pritet që të investojë shuma marramendëse në afatin kalimtar për sezonin e ardhshëm.

Exit mobile version