Telegrafi

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

I vendosur përgjatë bregdetit të Adriatik shtrihet një kryevepër e vërtetë arkitekturore, ku qetësia dhe luksi ndërthuren për të krijuar një arratisje të paharrueshme.

Arkitekturë përshkruese e historisë

Ndërsa përshkoni Bulevardin e Pishave, do të mirëpriteni nga një pamje mahnitëse. Një ndërtesë, e cila të jep përshtypjen sikur është punuar nga skulptorë, ku janë mishëruar të gjithë elementet që e rrethojnë, si edhe një arkitekturë përshkruese e historisë. Fasada me hije të bardhë që të kujton rërën e pacenuar të plazheve aty pranë. Ballkone që u ngjasojnë anijeve me vela që dikur zbarkonin në këto ujëra historike. Mure të larta të mbuluara me hyjneshën e Durrësit, Artemis. Shkallët ikonike si një guaskë fosile e gjetur nga nëntoka.

Flini mbi det

120 dhomat dhe suitat e hotelit janë në stilin minimalist, të kuruara nga punime të artizanëve vendas, me ngjyra të ngrohta verore dhe totalisht rezistente ndaj zhurmave, për një pushim larg zhurmave të qytetit. Vetratat e larta nga dyshemeja në tavan, krijojnë eksperiencën ku ju do të ndiheni sikur jeni mbi det, sepse asgjë nuk qëndron mes jush dhe Adriatikut, që të lë pa frymë. Kopshte të vogla ndaj ballkonet nga njëri-tjetri për të krijuar privatësinë që ju nevojitet. Nëse jeni duke udhëtuar për një arratisje romantike, një pushim familjar ose një udhëtim pune, Epidamn White Sensation ka dhomën e përsosur për ju.

Kulinari

Artemis nga Epidamn, restoranti më i ri në Golem, i cili është bërë mjaft i njohur për nga ngrohtësia e ngjyrave dhe lartësia unike që e karakterizon. Nën drejtimin e Ardit Qato, chef ekzekutiv, restoranti Artemis sjellë një eksperiencë unike të fine dining në Golem, me krijime moderne të cilat interpretojnë kuzhinën klasike mediteriane.

Në vazhdimësi të restorantit, ndodhet bari, i cili gumëzhinë që nga mëngjesi deri në mesnatë. Për të shoqëruar pamjen e pafundme të Adriatikut, buzë pishinës së derdhur në mermer, mund të përzgjidhni një pije nga lista e kuruar e signature cocktail, deri në një nga 200 etiketat e verave të ekspozuara në qilarin elitar.

Eksploroni Durrësin

Jo vetëm pushime relaksuese, por edhe eksploruese…Hoteli Epidamn White Sensation është baza perfekte nga e cila mund të eksploroni Shqipërin, duke filluar nga qyteti historik i Durrësit, Kavajës, e qytete të tjera si Berati, Gjirokastra e tjerë. Shumë pranë keni mundësi të vizitoni Kalanë e Durrësit, atë të Kavajës dhe Bazhtovës, Muzeu Etnografik të Kavajës, Muzeun Arkeologjik të Durrësit, Parqet Natyrore të Kavajës, Amfiteatrin Romak të Durrësit dhe Kullën Veneciane.

Rezervoni sot qëndrimin tuaj në Hotel Epidamn White Sensation dhe përjetoni magjinë e Adriatikut.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Epidamn White Sensation

Tel: +355 69 707 1070

Email: Info-ws@epidamn.al