Site icon Telegrafi

Revolucion te PSG: Pritet largimi i dhjetë lojtarëve

Java e ardhshme do të jetë fillimi i një epoke të re në Paris Saint-Germain.

Skuadra parisiene do të nisë revolucionin e saj të veçantë për të bërë një ekip konkurrues dhe vendimi i parë do të jetë shkarkimi i Leonardos.

Sipas Le Parisien, braziliani nuk do të vazhdojë në kryeqytetin francez dhe zyrtariteti i shkarkimit të tij është i afërt.

Lexo po ashtu Zënka me Mbappen - PSG thuhet se nuk dëshiron ta ketë më Neymarin në klub

I zgjedhuri për të marrë frenat e drejtimit sportiv është Luis Campos.

Ish-drejtori sportiv i Monakos dhe Lille do të angazhohet për tre vite te PSG dhe do të jetë në krye të dizajnimit të skuadrës që duhet të aspirojë të fitojë Champions League sezonin e ardhshëm, përveç zgjedhjes së trajnerit të ri.

Lexo po ashtu Situata me lojtarët e Barcelonës, Messi dhe Neymar për para te PSG, Dembele, Mbappe dhe Real Madridi - Laporta me deklarata bombastike

Pochettino dënohet dhe ashtu si Leonardo, trajneri argjentinas do të shkarkohet gjatë javës së ardhshme. Sipas Le Parisien, PSG do të nënshkruajë gjithashtu Antero Henrique për të përforcuar menaxhmentin sportiv.

Braziliani, i cili është drejtor sportiv i Ligës së Futbollit të Katarit, do të jetë në krye të largimeve të skuadrës, ndërsa për nënshkrimet do të zgjidhet Luis Campos. /Telegrafi/

Exit mobile version