Telegrafi

Revolucion te Juventusi: Kush largohet dhe kush qëndron pas dështimit në Ligën e Kampionëve

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve, nuk është pritur mirë nga kryesia e këtij klubi, që po mendojnë një revolucion në skuadër.

Mediumi me bazë në Torino, “Tuttosport”, ka publikuar një listë me futbollistët që mund të lartohet dhe ata që janë të sigurt që do të qëndrojnë.

Ajo që bie në sy është emri i Cristiano Ronaldos, që ka gjasa të largohet.

Sipas këtij mediumi te “Zonja e Vjetër” sezonin e fundit janë duke e zhvilluar emra si Aaron Ramsey e Alex Sandro.

Në dyshim janë edhe emra si Paulo Dybala, Adrien Rabiot, Giorgio Chiellini e Alvaro Morata.

Ndërsa lojtarët e rinj të ardhur së fundmi si Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Weston McKennie dhe Matthis de Ligt do të qëndrojnë.


Aron Ramsey (largohet)

Gianluca Frabotta (largohet)

Alex Sandro (largohet)

Cristiano Ronaldo (në dyshim)

Adrien Rabiot (në dyshim)

Alavaro Morata (në dyshim)

Paulo Dybala (në dyshim)

Merih Demiral (në dyshim)

Giorgio Chiellini (në dyshim)

Federico Bernardeschi (në dyshim)

Gigi Buffon (në dyshim)

Woichez Szczesny (qëndron)

Weston McKennie (qëndron)

Dejan Kulusevski (qëndron)

Matthis De Ligt (qëndron)

Danilo (qëndron)

Juan Cuadrado (qëndron)

Leonardo Bonucci (qëndron)

Federico Chiesa (qëndron)

Rodrigo Bentancur (qëndron)

Arthur (qëndron)


/Telegrafi/