Skuadra mbeti pa futbollistë si: Bujar Tahiri, Feriz Bajraktari, Amir Rrahmani, Lorik Maxhuni, Berat Hyseni, Granit Çekaj, Emin Baliqi e Visar Shkupolli, të cilët nuk janë më pjesë e Drenicës dhe kjo gjithsesi mund të lërë pasojë në garat që e presin këtë skuadër, njofton Zëri.
Megjithatë, kryesia dhe kryetrajneri i ri po bëjnë çdo gjë që hapësira e krijuar të mbulohet dhe për këtë arsye kanë angazhuar futbollistë si Dukagjin Gashi, Fetah Ibrahimi, Qemail Elshani dhe Ismet Faka, të cilët kanë shprehur dëshirë që karrierën ta vazhdojnë në këtë skuadër.
Gjithashtu trajneri i kësaj skuadre, Fadil Rama, ka thënë se është duke e kërkuar edhe një sulmues tjetër. /Telegrafi/