Site icon Telegrafi

Revolucion në NBA, ndryshon formati i takimit “All Star”

Kampionati amerikan i basketbollit, NBA ka bërë një ndryshim historik, që ka të bëjë me “All Star Game”.

Drejtuesit e NBA, së bashku me sindikatën e lojtarëve vendosën të ndryshojnë plotësisht formatin e formimit të skuadrave të kësaj superndeshjeje.

Skuadrat e Lindjes dhe Perëndimit nuk do të ekzistojnë më, e sipas formatit të ri, dy basketbollistët më të votuar të çdo konference të NBA-së fitojnë të drejtën për të zgjedhur shokët e skuadrës së tyre, nëpërmjet një procesi të ngjashëm me atë të draftit.

Kjo do të thotë se do të ketë përzierje mes basketbollistëve të Konferencës së Lindjes dhe të Perëndimit.

Kevin Durant (Golden State Warriors), Kyrie Irving (Cleveland Cavaliers) dhe Stephen Curry (Golden State Warriors)

Për çdo konferencë do të zgjidhen 12 basketbollistë, nga ku do të përzgjidhen edhe 5 lojtarët e ekipeve të para, si për Lindjen, ashtu edhe për Perëndimin. Në procesin e votimit, që do të nisë ditën e Krishtlindjes, 50% e të përzgjedhurve do të jenë nga votat e tifozëve, 25% nga lojtarët dhe 25% tjetër nga mediet. Trajnerët e çdo skuadre do të përcaktojnë 7 lojtarët rezervë, shkruan tch.

Një tjetër ndryshim i “All Star Game” ka të bëjë edhe me faktin që secila prej ekipeve do të ketë mundësinë për të zgjedhur një organizatë bamirësie, të cilës, skuadra fituese e ndeshjes do t’i akordojë një fond ndihme.

Ndeshja “All Star” e vitit 2018 do të zhvillohet më 18 shkurt në Los Angeles dhe do të jetë e para sfidë që nuk do të vërë përballë Konferencën e Lindjes me atë të Perëndimit.

Exit mobile version