Prezervativët LELO HEX nuk janë të lëmuar, por duken sikur saç blete, sepse rrjeta prej 350 heksagoneve individualë është e mbështjellë mbi sipërfaqen e hollë të lateksit.
Për dallim nga prezervativët e tanishëm, nuk pëlcasin, nuk bien vetë, janë të punuar nga materiali jashtëzakonisht i butë dhe duken ndryshe.
“Bota jonë ka ndryshuar, mirëpo prezervativët jo. Deri tani”. Ky është slogani i prezervativëve të rinj në tregun LELO HEX, transmeton Telegrafi.
Fleksibiliteti e bën më të durueshëm ndaj tensionit. Nëse bën një vrimë në të, dëmi qëndron në një qelizë dhe nuk përhapet ose të çahet i gjithi siç ndodh në prezervativat tradicionalë.
Dizenjatorët kanë vendosur formën hekzagonale duke u inspiruar nga forma e gomave kundër rrëshqitjes.
Ka shumë mundësi të ndiheni më mirë, por duke parë që HEX po merr vëmendjen dhe ndoshta mund të bëhet pjesë e një seksi më të kënaqshëm në të ardhmen, është gjithmonë e rëndësishme të veprojmë me kujdes.
Nga ana tjetër modeli i ri vjen më një çmim të kripur: një porosi në adresën Indiegogo shkon 9.90$ për 3 pako, 19.90$ për 12 dhe 34.90$ për 36. /Telegrafi/