Krerët e Bordit të Euroleague kanë miratuar propozimin e këshillit drejtues për ndryshimin e disa rregullave që do të aplikohen nga sezoni i ardhshëm në Euroleague dhe Eurocup.
Ndryshimi i rregullave të reja dhe të dhënat e mbledhura do të përcillen në FIBA-s dhe do të mund të aplikohen në kampionatet shtetërore që do të mbështet përmirësimin e basketbollit.
Njëra prej rregullave është se “topi i vdekur” si dhe në fillim të çdo çereku sërish topi do të hidhet lartë.
Çdo ekip që thyen rregullat gjatë hedhjes së topit lartë, do të dënohet me një sulm prej 24 sekondash edhe në rast se kanë mbetur disa sekonda deri në përfundimit të kohës së sulmit.
Gabimet teknike të lojtarëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të ekipit, nuk do të llogariten si faulle të rregullta.
Në rast se gjyqtarët ndalojnë kohën, për ta bërë korrigjimet, sulmi do të rishkruhet me ndryshimin kohor fillestar të posedimit dhe ndeshja do të filloj nga ai vend ku u ndërpre takimi.
Ndryshe, të gjitha këto rregulla të reja, por edhe disa që mendohet të aplikohen, do të mund të zbatohen në të ardhmen edhe Kosovë. /Telegrafi/