Telegrafi

Revolucion i madh në botën e tenisit: Zvogëlohet numri i ‘gameve’, seteve si dhe do të ketë shumë ndryshime

Loja e tenisit është një ndër sportet më emocionuese në botë.

Gjersa tenistët duan që ndeshjet e tyre të jenë më të lehta dhe më pak të mundimshme, publiku dhe udhëheqësit e tenisit botëror donë ndeshje më emocionuese.

Kështu po mendohet edhe të bëhen ndërrime në lojën e tenisit, duke ulur numrin e seteve, ‘game’ dhe ‘tie-brak’, transmeton Telegrafi.

Në fakt, një ndeshje po mendohet të përfundojë pas tre seteve, një set do të ketë katër ‘game’ ndërsa ‘tie-break’ do të luhet në rezultatin 3:3.

Ky ndryshim synon të arrijë më shumë momente kyçe në ndeshje dhe kështu të rriten momentet emocionuese.

Nuk do të ketë as përparësi kur rezultati në ‘game’ është (40-40) dhe se pas këtij rezultati, fituesi i pikës së ardhshme do ta fitojë ‘gamen’.

Gjithashtu edhe gjatë shërbimit të topit nëse ky i fundit e prek rrjetën, nuk do të përsëritet shërbimi, por varësisht se ku do të bije topi, do të numërohet pikë.

Në fushë do të jetë e vendosur një orë, e cila do të llogaritë kohën prej 25 sekondave në mes të shërbimeve, periudhën e pushimit në mes të ‘gameve’, seteve si dhe koha e lejuar për tretmane mjekësore. /Telegrafi/