Telegrafi

Revoltohet Xhevahire Izmaku e PDK-së, e krahason veten me Donika Gërvallën

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka bërë një reagim ndaj partisë së saj. Ajo është revoltuar që gjatë një përurimi nuk i është dhënë fjala në Vushtrri – në qytetin e saj.

Izmaku ka thënë se është ndier sikur Donika Gërvalla e LDK*së e cila ditë më parë u tërhoq zvarrë nga njerëz të subjektit të saj.

“Per mua aspak nuk eshte simpatike paraqitja e Donka Gervalles, po ja qe sot u ndjeva Donika Gervalla!

Ne mesin e burrave te medhenj, u gjenda e pafalenderuar nga njeriu qe kisha punuar vite me te!

I erdhi radha te flas edhe firmes ndertuese e deputetes nuk ju dha fjala!

Ne nje beteje te gjate per te fituar pak uje per qytetin tim, dhash edhe une nje gol te fundit ne ndeshje, duke bindur kryeministrin te ndaje mjete urgjente per te vene ne funksion fabriken qe prodhon uje per Vushtrri!

E kush su falenderua ne kete ngjarje e kujt s”ju dha fjala pos meje;

Mbeta e stepur si ne foton qe e shihni!

Eh mendesi politike, po rrini te qete te dy kryetaret e mi, i komunes dhe i partise ne Vushtrri, sepse une jam mire, s’kam ndermend t’ua ze vendin askujt aty! Bile se kam asnje ambicje te jem kryetare!

Do te vazhdoje te flas per kerkesat e qytetareve te mi, edhe kur nuk do t’ma jepni fjalen dhe gersheret per prerjen e shiritit!

Vushtrri, urime fabrika e ujit” (sic.), ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.