Site icon Telegrafi

Revoltohet Stefi, i quan këngëtarë të playback-ut ata që nuk vlerësuan vëllaun e tij

Endri Prifti u “shndërrua” në Mik Xheker në episodin e fundit të “Your Face Sounds Familiar”.

Interpretimi i tij u vlerësua lart nga vëllau i tij, Stefi, që është fansi i tij më i zjarrtë, transmeton Telegrafi.

Artisti i njohur përmes disa statuseve ka komplimentuar vëllaun duke hedhur kunja për këngëtarët e tjerë.

“Kush ka nje foto të Endri Priftit nga performanca e sotme si MikXheker? Unë u shastisa nga interpretimi i bukur dhe e humba”, ka shkruar fillimisht ai.

Vlerësimi dhe pikët jo maksimale nga juria dhe kolegët bënë që Endri sërish të reagojë me një status, por kësaj radhe më ashpër.

“Na mbyti mashtrimi dhe mbrapaskena…! Sa të paturpshëm që jemi!! E kam me ata këngëtaret atje…!!! Shumica me fat, çdo gjë play-back dhe mundësia për të bërë një “Portokalli” të dytë, një ide shumë e mirë e Endri Priftit”.

Kjo nuk është hera e parë që Stefi reagon në këtë mënyrë kur bëhet fjalë për vëllaun e tij./Telegrafi/

Exit mobile version