E drejta e autorit mbetet akoma një nga qështjet më shqetësuese në skenën artistike shqiptare.
E shqetësuar për këtë fakt së fundmi është shprehur Rozana Radi, e cila veç këngëtare e pëlqyer është një nga tekstshkrueset më të njohura shqiptare, transmeton Telegrafi.
Rozana përmes profilit të saj në rrjetet sociale është shprehur e revoltuar rreth kësaj qështjeje duke paralajmëruar se mund t’i bllokoj këngët që mbajnë firmën e saj.
“Edhe pse këngëtarët i paguajnë këngët shumë shtrenjtë, kompozitorët marrin përqindje përfitimi edhe më pas prej klikimeve. Në qoftë se është kështu, atëherë pse mos të marrin dhe tekstshkruesit? Duhet bërë gjithçka me kontratë që në fillim, në mënyrë që metodat e përfitimit të jenë të qarta për të gjithë. Kur unë e paguaj këngën shtrenjtë, pse duhet të vazhdojë të marrë ende përfitime kompozitori (të cilin e kam paguar një herë) dhe të mos marrë ai që ka shkruar tekstin? Kush e mbron të drejtën time si autore? Përse ne i dëgjojmë këngët tona, për të cilat kemi paguar, të kënduara edhe në karaoke? Nuk është normale që nga blerja e të drejtës së përdorimit të këngëve unë nuk marr asnjë përfitim. Mund të ketë tri mënyra për të zgjedhur. Nëse teksti im është blerë shumë shtrenjtë dhe më thuhet që në fillim që kjo është pagesa finale; nëse më paguhet më pak dhe përfitoj përqindje më pas ose mund ta shkruaj edhe falas nëse përfitimi do jetë i favorshëm. Nëse do të kisha një kontratë, e cila më tregon që ka tri shkallë pagese, do të isha më e lumtur dhe nuk do të acarohesha të dija se nga të gjitha këngët që kam shkruar vazhdon përfiton vetëm kompozitori”, është shprehur më pas për mediat shqiptare Radi.
E drejta e autorit prej vitesh ka hyrë në fuqi, por është një nga ligjet që ka respektimin më të vogël./Telegrafi/