Site icon Telegrafi

Revoltohet qytetari me nevoja të veçanta pasi nuk mundi të votojë, e thërret policinë

Një qytetarë me nevoja të veçanta nga Gjilani, ka shkuar sot për të ushtruar të drejtën e tij për votuar, por i njëjti është revoltuar me të arritur në qendrën e votimit.

Ai është revoltuar pasi që e ka pasur të pamundur qasjen në vendvotimin ku atij i është caktuar të votojë.

“Do ta thërras policinë që vend ngjarje të jetë edhe prokuroi i shtetit, se e ka pas me dije atë këtë punë. Shteti e ka pasur për obligim me kriju qasje. Këta sen skan ba, kjo është krim. Kërkoj të arrijë policia dhe prokurori i shtetit”, ka thënë qytetari Ibishi në lidhje direkte për RTV Dukagjinin.

Ndonëse drejtori i qendrës së vendvotimit i ofroi asistencë për t’i mundësuar votimin, Ibishi nuk pranoj një gjë të tillë.

“Nuk ka nevojë mem asistu askush. Prej shtëpisë time kam ardhur deri këtu pa asistent, kjo është simbolike. Sot shteti e ka për obligim me kriju qasje për persona me aftësi të kufizuara”, ka thënë Ibishi. /Telegrafi/

Exit mobile version