Site icon Telegrafi

Revoltohet Afërdita Dreshaj: Përfundimisht ju jeni të sëmurë! (Foto)

Afërdita Dreshaj aktualisht po jeton në SHBA me të dashurin Jakub Kindl.

Mirëpo, vazhdimisht po raportohet se modelja shqiptare është ndarë apo lidhja me hokeistin çek është krizë.

Modelja shqiptare dhe hokeisti duke bërë plazh

Por, Afërdita gjithnjë e ka mohuar këtë gjë megjithëse zërat vazhduan të thonin të kundërtën dhe kjo gjë ka revoltuar në atë masë modeln sa që ka vendosur të shkruajë një mesazh në llogarinë personale në Instastory.

“Përfundimisht jeni të sëmurë! Më vjen keq për ju, që frustrimet tuaja i shfryni tek unë apo të tjerë si unë. Nuk jam rikthyer me njeri sepse nuk jam ndarë KURRË!” ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version