Reali i Madridit me në krye presidentin Fiorentino Perez firmosën javën e kaluar një marrëveshje komerciale me vendet arabe nëpërmjet të cilës do ndryshojë logoja e stemës duke hequr një kryq në të.
Gjatë ndeshjes të luajtur mbrëmë në shtëpinë e tyre kundër Real Sociedad që përfundoi me fitoren e madrilenëve,tifozët e Realit thëriten masivisht kundër këtij vendimi që kishte marrë klubi.
Në koret e tyre dëgjohej “Stadiumi dhe stema nuk preken, respektoni traditat”. Një thirrje e qartë kjo që tregon haptazi qëndrimin e tifozëve të cilët nuk duan që logoja e tyre të marrë tjetër formë.
Gazeta “Sport” shkruan se në marrëveshje përfshihej rikonstruksioni i stadiumit “Santiago Bernabeu”. Ndërsa tifozët e kanë kundërshtuar edhe këtë duke e cilësuar si të panevojshme. /Telegrafi/