Javorja Fokus njofton se pak para disa çasteve ka shpërthyer zjarr në burgun e Idrizovës. Sipas të burgosurve, zjarri ka shpërthyer në ambulantën e burgut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të burgosurit konfirmojnë se zjarri është vënë si revoltë e një pjese të dënuarve për shkak të kushteve të këqia, si edhe për mosrealizimin e kërkesës së tyre për falje.
Drejtori i burgut, Zhivko Pejkovski, e ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se zjarri është shuar menjëherë./Telegrafi