Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dy vetura përplasen në një aksident trafiku që rezultoi të jetë i qëllimshëm, pasi personat që ishin brenda këtyre veturave menjëherë dalin jashtë për të qëruar hesapet.
Në këtë rrahje masive burrat me shkopinj bejsbolli dhe shufra të hekurta, nuk e patën problem të zgjedhin problemet midis rrugë në pikë të ditës, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar në korrik të këtij viti, derisa ende nuk dihet saktë se në cilin qytet anglez kishte ndodhur rrahja dhe se kishte të lënduar.
Në një moment shihet një burrë se si përfundon me fytyrë në tokë, derisa shumë tjerë ‘shkëmbejnë’ grushte dhe shkelma.
Prej publikimit të videos, ajo është shikuar mbi 25 mijë herë në Facebook. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sLkqeHJs7Bk