IuteCredit Kosovo, ka reaguar pasi BQK ka vendosur për te revokuar licencën për të operuar si institucion mikro financiar në
Republikën e Kosovës.
“Përmes mjeteve të informimit jemi njoftuar se BQK ka vendosur për te revokuar licencën e IuteCredit Kosovo për të operuar si institucion mikro financiar në Republikën e Kosovës. Lidhur me këtë, duam të njoftojmë klientet, partnerët dhe punëtorët e IuteCredit si dhe të gjithë opinionin e gjerë, se IuteCredit e dënon dhe e kundërshton fuqishëm këtë vendim pasi që i njëjti nuk ka asnjë bazueshmëri ligjore dhe si i tillë paaqet një ndër vendimet më arbitrare që një institucion si BQK do të mund të ndërmerrte”, thuhet në reagim.
IuteCredit Kosovo njofton se është licencuar nga BQK në vitin 2017 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe të operimit, IuteCredit ka vepruar në përputhje me të gjitha ligjet dhe aktet nën-ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Kjo kompani mikro financiare konsideron se vendimi është tepër i befasishëm dhe i nxituar nga BQK.
“Për informatën e publikut, IuteCredit Kosovo është licencuar nga BQK në vitin 2017 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe të operimit, IuteCredit ka vepruar në përputhje me të gjitha ligjet dhe aktet nën-ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për më tepër, IuteCredit ka qenë në vazhdimësi në kontakt me BQK-në dhe e ka trajtuar me prioritet çdo rekomandim të BQK-së dhe ka bashkëpunuar ngushte me BQK-ne, prandaj ky vendim është tepër i befasishëm dhe i nxituar nga BQK. Me kujdes kemi analizuar arsyetimin e vendimit për revokim te licencës i shpalosur përmes medieve nga BQK, dhe konsiderojmë qe ky arsyetim jo vetëm që është jo ligjor, por njëkohësisht është jo serioz dhe i njëjti jo vetëm që dëmton reputacionin e IuteCredit por njëkohësisht paraqet pasiguri juridike për çdo investitor tjetër të huaj në Kosovë”, theksohet më tej.
IuteCredit Kosovo, thotë se ndërmarrin të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur interesat e institucionit në fjalë, duke thënë se dhe besojnë fuqishëm
se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të tyre.
“Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe besojmë fuqishëm se vendimi përfundimtar do të jetë në favorin tonë, pasi që deri më tani kemi dëshmuar se jemi një ndër institucionet financiare më serioze në vend dhe njëkohësisht çdo veprim i joni ka qenë i bazuar në ligjet dhe aktet nën-ligjore te aplikueshme në Republikën e Kosovës”, theksohet në reagim.
Po ashtu, thonë se revokimi i licencës së IuteCredit, jo vetëm që dëmton IuteCredit Kosovo por njëkohësisht dëmton rëndë mbi 80 punëtorë.
“IuteCredit si investitor i huaj i inkorporuar në një nga vendet e Bashkimit Evropian do të shfrytëzoj çdo mjet të ligjshëm që këtë çështje ta trajtojë në nivelet më të larta të institucioneve financiare evropiane dhe ndërkombëtare në mënyrë që kjo çështje të trajtohet në mënyrë meritore. Për më tepër, vendimi për revokim të licencës së IuteCredit, jo vetëm që dëmton IuteCredit Kosovo por njëkohësisht dëmton rëndë mbi 80 punëtorë, të cilët kanë qenë të punësuar dhe kanë marr paga mujore nga IuteCredit”, thuhet në fund të reagimit.
Po ashtu, IuteCredit Kosovo gjatë këtyre viteve pune, ka kontribuar si më poshtë:
Numri i klienteve te Iute Credit: 65,000
Shuma e kredive: 21 Milion / Eur
Kenaqshmeria e klienteve (NPS): 58%
Paga NET: Mbi 780,000 Euro
Tatim në paga: Mbi 65,000 Euro
Kontribute personale: Mbi 88,000 Euro
Sigurim shëndetësor për stafin: Mbi 22,000 Euro
Qira ndaj pronarëve të degëve: Mbi 350,000 Euro
TVSH: Mbi 125,000 Euro
Marketing: Mbi 550,000 Euro