Të punësuarit në Arkivën e shtetit kanë përfituar nga 10 mijë euro për gjoja punë jashtë orarit të rregullt. Kështu thotë Revizori shtetëror në raportin për punën e këtij institucioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo lidhet me periudhën kur drejtor ishte Filip Petrovski. Sipas Nova Tv, Revizori bën të ditur se paratë janë paguar pa dëshmi, respektivisht nuk ka dokumentacion që dëshmon angazhimin jasht orarit të rregullt.
Gjithashtu, Revizori ka gjetur se nga depoja e Arkivës, më 2014 janë fshirë libra me vlerë prej 31 mijë euro, me arsyetimin se fondi i librit është dëmtuar nga fatkeqësi natyrore, pa u sjellë ndonjë ankt nga ana e drejtorit për procedurë me fondin e fshirë të librit./Telegrafi/