Site icon Telegrafi

Revizorët gjetën jo-transparencë në punësimet e subvencionuara

Jo transparencë në shpalljet me të cilat Qeveria e subvencionon punësimin e personave të rinj prej 20 deri më 29 vjet, ka gjetur Enti shtetëror për revizion, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në raportin e këtij institucioni theksohet se kushtet dhe kriteret të cilat duhet ti sigurojnë firmat e interesuara janë renditur vetëm pjesërisht. Për shkak të kontrollit joadekuat, siç pohon revizori, subvencione mund të fitojë edhe një firmë e cila nuk i përmbush kushtet.

„Ekziston rrezik që gjatë kontrollit të të dhënave të punëdhënësve për sa i përket përmbushjes së kritereve nga Plani operativ të miratohet aplikacioni i një punëdhënësi i cili nuk i plotëson kriteret duke marrë parasysh që përkrahja softuerike nuk siguron kontrolle të tërësishme të  kushteve dhe kritereve“, thuhet në njoftim.

Revizorët theksojnë se nuk ekziston sistem efikas për ndjekjen dhe marrjen në kohë të masave adekuate gjatë shkeljes së marrëveshjeve për subvencion. Revizioni zbulon që 8 mijë e 700 euro duhet të kthehen për shkak të shkeljes së marrëveshjeve, ndërsa deri më tani janë kthyer vetëm 3.000 euro.

Sipas revizorit janë lidhur më pak marrëveshje nga ajo që është paraparë, por se edhe në të tre vitet e analizuara prej vitit 2013 deri në vitin 2015 janë paguar më pak para për masat se sa që ishte paraparë në planet./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version