Një numër parregullsish janë vërejtur nga Revizioni Shtetëror në punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë. Revizioni për vitin 2017 shpalos se RTVM-ja ka detyrime aktuale, kredi, hua, taksa të papaguara, konteste të humbura gjyqësore në një sasi të konsiderueshme. Drejtori Marjan Cvetkovski ka autorizuar udhëheqës të sektorit për të nënshkruar dokumente në emër të tij. Autorizimi sipas revizionit është në përgjithësi pa u saktësuar autorizimet, ndërsa dokumenti nuk është regjistruar në arkiv.
Enti Shtetëror i Revizionit
Ekziston rrezik për nënshkrim të dokumenteve që mund të shkaktojnë marrje të aktiviteteve në kundërshtim me punën ligjore.
Në vitin 2016, RTVM ka marrë kredi bankare. Revizorët kanë konstatuar se Këshilli i Programit ka dhënë dritë jeshile edhe pse aspak nuk ka qenë kompetent për këtë. Bordi Mbikëqyrës deri në bankë ka dorëzuar një plan biznesi me të cilin shpjegohen investimet. Ata kanë theksuar se televizioni nga fondet e veta do të investojë 12 milion euro, ndërsa dy milion euro i kërkon kredi nga banka. Banka ka dhënë kredi prej mbi dy milionë euro. RTVM ka filluar të shlyejë borxhin në vend që të investojë, ndërsa përgatitja e planit të biznesit ka qenë e panevojshme, sepse nuk ka pasur investime.
Enti Shtetëror i Revizionit
Në këtë mënyrë dhe procedurë të kredisë me lënien në hipotekë të pronës, përmes vendimeve të marra nga Këshilli i Programit dhe Bordit Mbikëqyrës mbi çështjet për të cilat ata nuk kanë kompetencë për të vendosur, nuk është në përputhje me rregullat ligjore”.
Revizorët kanë konstatuar se televizioni nga marketingu ka të ardhura mbi 400 mijë euro, por nuk kanë mundur ta vërtetojnë realizimin e reklamave sepse nuk ka pasur plan medial.
Enti Shtetëror i Revizionit
Revizioni nuk është siguruar për realitetin dhe objektivitetin e të ardhurave të paraqitura nga shërbimet e marketingut.
Revizioni gjithashtu e ka kontrolluar edhe përpunimin e dokumentarëve. Janë shpenzuar nga 100 mijë deri në 400 mijë euro për serial ose gjithsej mbi 2,2 milion euro.
Enti Shtetëror i Revizionit
Është karakteristike që vetëm për serialin” Tvërdokorni” të shtëpisë së prodhimit në vitin 2012 dhe 2013 janë paguar gjithsej 398 mijë euro. Revizioni ka konstatuar se në evidencën e kontabilitetit, projektet nuk udhëhiqen sipas çmimit real.”
Revizorët nuk kanë mundur të përcaktojnë se çfarë pajisje ka në dispozicion RTVM-ja. Një pjesë e pajisjeve aspak nuk ka qenë në hapësirat e televizionit, një pjesë e kanë marrë të punësuarit, ndërsa për pjesën e mbetur nuk dihet se kush dhe ku e përdorë dhe për çfarë qëllime. Sipas Revizionit, përgjegjës për raportin është drejtori Marjan Cvetkovski. Shërbimet e RTVM-së kanë dërguar vërejtje deri tek revizorët për raportin, por shumica e tyre janë refuzuar./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=lxjSD0BDEys