Sipas raportit të fundit të Entit shtetëror të Revizionit MEPSO ua ka falur 14 milionë euro tregtarëve të energjisë elektrike.
Para fillimit të krizës energjetike përkatësisht në vitin 2019-2021, për nevojat e këtyre tregtarëve, sistemi i transmetimit merrte energji elektrike nga rrjeti evropian. Për sasitë, 4 kompani nga MEPSO kanë marrë një faturë prej 15 milionë eurosh.
Në vend të mbledhjes së tyre, ato janë shlyer me vendim të bordit drejtues të kompanisë. MEPSO e regjistron këtë shumë si shpenzim të kompanisë, të cilën më pas e raporton në Komisionin Rregullator të Energjetikës.
Sipas Revizionit, kjo kosto ka ndikim në përcaktimin e çmimit përfundimtar të energjisë elektrike që paguajnë familjet. MEPSO arriti të mbledhë vetëm një pjesë të vogël të borxhit të përgjithshëm në muajin mars, ose 1,2 milion euro./Alsat/