Ministria e Kulturës dërgoi kërkesë për revizion të jashtëzakonshëm deri te Enti për revizion në lidhje me punën e kësaj ministrie. Këtë sot e deklaroi Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski në konferencën për shtyp të mbajtur te galeria Hamami i Daut pashës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ministria e kulturës ndodhet në një gjendje shumë të vështirë financiare. Ne kemi bërë një vlerësim të projekteve, programeve dhe aktiviteteve të ministrisë për vitin 2017, deri më 1 qershor. Konstatuam se mjetet e parapara për realizimin e projekteve në kuadër të programir vjetor të ministrisë janë 80 për qind të shpenzuara’, tha Allagjozovski.
Ministria e kulturës pret përgjigje pozitive për kërkesën e tyre, duke rikujtuar se revizioni i fundit i rregullt në Ministrinë e kulturës është realizuar në vitin 2011, për punën e vitit 2010./Telegrafi/