Telegrafi

Revistat dhe emisionet televizive përfundojnë në Google Play?

Saktësisht, bëhet fjalë për revistat dhe emisionet televizive, për të cilat thuhet se së shpejti do të përfundojnë në Google Play, që do të thotë se ato do të mund të shihet nga pajisjet mobile që mbështetet nga Android, apo televizorët me Google TV.

Këto referenca janë zbuluar nga një dokument në Javascript brenda Google Play, ndërsa mediat menjëherë e kanë përkthyer skriptën për të kuptuar se për çka bëhet fjalë konkretisht.

Dyshohet se Google do të njoftojë për këtë risi sot gjatë ditës në ngjarjen e saj të dedikuar për zhvilluesit, dhe nëse kjo ndodh, atëherë Android dhe Google Play do të pasurohen edhe më shumë, dhe përdoruesit do të kenë arsye shtesë të blejnë pajisje që mbështeten në këtë sistem operativ. / Telegrafi /