Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe Kamala Harris u zgjodhën nga revista Time si “Personazhet e Vitit” për vitin 2020
“Çështja Biden-Harris përfaqëson diçka historike”, shkroi Time në Twitter.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, dyshja demokrate mundi tre finalistë të tjerë sikurse punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e frontit dhe Anthony Faucin; lëvizja e drejtësisë racore si dhe presidenti në largim, Donald Trump, i cili humbi garën për në Shtëpinë e Bardhë.
Ndryshe, revista Time që nga viti 1927 ka zgjedhur personin më me ndikim të vitit.
Joe Biden and Kamala Harris are TIME’s 2020 Person of the Year #TIMEPOY https://t.co/o97QNlSBrl pic.twitter.com/KuoBoebBN4
— TIME (@TIME) December 11, 2020
“Pasi ndryshuan historinë amerikane, dhe treguan se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se tërbimet e përçarjes, për ndarjen e një vizioni shërues në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harrisi ‘morën çmimin’ si Personazhi i Vitit në Time”, shkroi kryeredaktori i revistës, Edward Felsenthal. /Telegrafi/