Telegrafi

Revista Time e shpalli personin e vitit, Trump ka disa fjalë për Greta Thunbergun

Revista amerikane Time e ka shpallur aktivisten 16-vjeçe të ndryshimeve klimatike Greta Thunberg si “personin e vitit”, kurse presidenti amerikan Donald Trump nuk ka mundur të qëndroj indiferent dhe të mos komentoj këtë “titull”.

“Shumë qesharake. Greta fillimisht duke të punojë në menaxhimin e zemërimit, më pas të shkojë në kinema për të shikuar ndonjë film të vjetër por që është i mirë. Relaksohu Greta”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Tëitter, transmeton Telegrafi.

​Sipas kryeredaktorit të revistës Time, suedezja 16-vjeçe është personi më i ri që ka merituar këtë titull në 92 vitet e ekzistencës së kësaj reviste.

Kjo nuk është hera e parë që Trump dhe Thunberg kanë mospajtime. Muaj më parë ajo i pati dhuruar “një shikim të errët”, derisa ai po futej në sallë për të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike”. /Telegrafi/