Site icon Telegrafi

Revista Rolling Stone tashmë e ka shpallur filmin më të mirë të këtij viti

(Foto: A24)

Që kur “Past Lives” u shfaq premierë në Sundance në fillim të këtij viti, ai ka qenë në krye të vlerësimeve të kritikëve në festivale, ndërsa revista Rolling Stone e ka cilësuar tashmë si filmin më të mirë të vitit.

Filmi tregon historinë e Noras (e portretizuar nga Greta Lee) – një gruaje që rilidhet me të dashurin e fëmijërisë pasi kishte emigruar nga Koreja e Jugut si fëmijë. Si të rinj, ata rilidhen përmes Skype, por distanca i detyron të ndahen.

Vite më vonë, Nora jeton në New York me bashkëshortin e saj amerikan, Arthur (John Magaro). Kur Hae Sung (Teo Yoo) vjen në Amerikë për ta parë, çifti mesa duket është ende në një lidhje, gjë që i lë të tre të hutuar. Një forcë tjetër e këtij filmi është fakti se të gjithë personazhet janë njerëz të mirë që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur, por – si në jetën reale – nuk është gjithmonë e qartë se cila është gjëja e mirë për të bërë në situata të caktuara.

Ideja e titullit është se njerëzit që krijojnë një lidhje, sado e vogël qoftë, dhe kanë qenë bashkë në të kaluarën, mund ta kenë atë lidhje në të ardhmen.

“Past Lives” është një histori për dashurinë e humbur dhe dërrmimin që nga fëmijëria, qasjen e dhimbshme në të kaluarën e ofruar nga mediat digjitale, rrugët e pamarra, jetët e pa udhëhequra, luksin e kotë të keqardhjes. Dhe është një film për përvojën e migrantëve dhe se si krijon realitete alternative të përjetshme në mendje.

Regjisorja Celine Song është vet një emigrante nga Koreja e Jugut, e cila u frymëzua për ta shkruar këtë nga përvojat e saj.

The Guardian, në rishikimin e filmit, thekson se ai sugjeron një version laik të shekullit të 21-të: jetët e kaluara të protagonistëve janë fëmijëria e tyre, e ruajtur dhe e lartësuar në kujtesën e tyre dhe komunikimet moderne. /Telegrafi/

Exit mobile version