Site icon Telegrafi

Revista për femra heq dorë nga fotomodelet e dobëta

Redaktori i revistës “Brigitte” Andreas Lebert ka thënë se prej vitit të ardhshëm në fotografi do të paraqiten vetëm femrat e famshme dhe ato të cilat nuk janë të njohura për publikun por që kanë “karakter” e jo pamje të përsosur.

Revista “Brigitte” me këtë veprim i është bashkuar fushatës kundër manekineve dhe fotomodeleve tepër të dobëta.

Spanja qysh në vitin 2007 ka ndaluar pjesëmarrjen e femrave jashtëzakonisht të dobëta nëpër revy mode.

Exit mobile version