Këngëtarja Linda Halimi është bërë pjesë së fundmi e një shkrimi në revistën e njohur “People”, ku ka rrëfyer për karrierën e saj, si dhe histori nga jeta private.
Ajo e ka nisur rrëfimin e saj me Luftën në Kosovë, ku këngëtarja në atë kohë kishte qenë shumë e re, gjersa ka thënë se ngrënia e ushqimit në atë kohë për të, ishte vetëm një akt mbijetese ngase nuk e dinin se çfarë i priste të nesërmen,
“Ne kurrë nuk e dinim se kur do të shkonim herën tjetër për të ngrënë. Ishte ndjenjë e keqe, duke mos qenë në gjendje për të ngrënë. Pra, kur lufta mbaroi, unë fillova të konsumoja pa masë. Dhe ajo mori një kthesë të gabuar”, tha Linda për “People”.
Problemet e saj me mbipeshën ishin vazhdimësia e intervistës, ku Halimi rrëfeu se shtimi i peshës po i shkaktonte asaj probleme në shëndet,
“Këto tre deri në katër vjet të jetës sime ishin të mjerueshme. Sinqerisht, unë kam qenë në rregull me peshën time, por ajo u shndërrua në çështjet e shëndetit. Unë nuk merrja frymë lehtë. Çdo herë që unë do të shkoja në klasë, njerëzit më thonin, “Oh shikoni, elefanti i madh është këtu”.
“Një grua në tren më ofroi vendin e saj”, rrëfen Halimi. Atëherë ajo ishte vetëm 18-vjeçe, por zonja kishte menduar se ajo ishte shtatzënë tregon më tej ajo.
Por gjithçka ka marrë kthesën e duhur kur në vitin 2013 Linda u nis drejt Amerikës, dhe atje ajo prezantohet me makineritë e metodave të dobësimit, dhe ‘shpëton’ njëherë e mirë nga obeziteti, ndërsa tani format e saj trupore janë për lakmi,
Revista “People” e ka cilësuar si shumë frymëzuese historinë e këngëtares shqiptare, gjersa kjo e fundit ka vazhduar rrëfimin më tej duke treguar synimet që ka në të ardhmen sa i përket muzikës,
“Idhujt më ka inspiruar mua për të vazhduar që të punoj drejt të qënit një këngëtare, Qëllimi im kryesor është që të marrë një Grammy”, përfundon Linda. /Telegrafi/