Telegrafi

Revista Parajsa vlerëson Ilir Muharremin

Ky tekst ka të bëjë me analizën dhe kritikën e pikturave, grafikeve dhe fotografive, të cilat janë ekspozuar para disa ditë ve në Universitetin mbretëror “Iliria” në Gjilan.

Në shkrimin kritik, Muharremi është fokusuar tek ngjyrat e artistit Haliti dhe më e preferuara është e bardha, ngase kjo ngjyrë është tek veza, tek sinqeriteti, pafajësia, tek velloja e nuseve, tek gëzimi, hareja, tek plisi, tek qefini i rugovasve, dhe jo rastësisht Eti e gjen shpirtin e tij tek kjo ngjyrë.

Kjo ngjyrë e pastër, pasqyron edhe pastërtinë, ose thënë më bukur fshinë brengat, vuajtjet, na liron nga energjia negative, andaj Eti më shumë e gjen sekretin e artit tek kjo ngjyrë mistike, kjo ngjyrë engjëllore e cila mban edhe aromë të engjëjve. /Telegrafi/