Site icon Telegrafi

Revista me parapagim ofron shërbime të zhigolos

Diku 25 parapaguese të zgjedhura do të kenë rastin t’i shfrytëzojnë shërbimet e dashnorit i cili paguhet me orë. Derisa në shumicën e shteteve një akt i tillë është i dënueshëm, holandezët nuk mërziten fort, bile edhe as për akuzat se po promovojnë prostitucionin.

“Tema e numrit është tradhtia. Me këtë promovim kemi dashur të thyejmë tabutë për femrat të cilat paguajnë për seks. Pse është normale që një burrë t’i vizitojë prostitutat, ndërsa femrat ndalohen ta bëjnë një gjë të tillë?” pyet kryeredaktorja e revistës. /Telegrafi/

Exit mobile version