Telegrafi

Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull të veçantë gjendej në kufirin Kosovë-Serbi, ku grupe ekstremiste serbe të maskuar bllokuan pikat kufitare që lidhin me Kosovën.

Në artikull thuhet se autoritetet kosovare kanë mbyllur dy pikat e saj kufitare me Serbinë, pas protestave të organizuara në territorin serb – duke bllokuar rrugët dhe kthyer pas të gjithë pasagjerët që kanë dokumente të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Një grup i vogël i protestuesve janë mbledhur pak kilometra brenda territorit të Serbisë, në afërsi të tre pikëkalimeve kufitare ku po u kontrollohen shoferëve të veturave dokumentet, e ata që i kanë të lëshuara nga institucionet e Kosovës nuk po lejohen të kalojnë.

“Grupi i ekstremistëve të maskuara brenda territorit të Serbisë janë duke vepruar në mënyrë selektive dhe fashiste, duke ndalur qytetarët që përdorin Serbinë si vend tranziti”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një njoftim në Facebook.

Ai gjithashtu bëri të ditur se katër pikat tjera kufitare mbeten të hapura. E grupi po proteston kundër veprimeve të fundit të autoriteteve kosovare në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/