Një rënie prej 40 deri në 60 përqind në dërgesat ndërkombëtare të telefonave është ajo që Huawei po pret, sipas një raporti të Reuters.
Honor 20 ka të ngjarë të jetë subjekt i testimit për vlerësimin e performancës së tregut dhe raporti sugjeron se Huawei është i gatshëm të ndërpresë dërgesat nëse shitjet janë më të dobëta.
Telefoni është vendosur të dal në treg në Evropë të premten, më 21 qershor.
Megjithatë, në raport ka disa kontradikta. Fillimisht Reuters flet se si Huawei pret një rënie prej 40 deri në 60 për qind dhe më vonë thotë se “gjiganti i teknologjisë pritet brenda një viti të ulë volumin mes 40 milionë dhe 60 milion telefona këtë vit”.
Huawei shiti më shumë se 200 milionë telefona vitin e kaluar dhe një rënie prej 40 për qind do të përfaqësonte 88 milionë njësi.
Megjithatë, thuhet që rënia do t’i referohet vetëm shitjeve ndërkombëtare.
Për të zbutur performancën e dobët ndërkombëtare, Huawei do të “kapë deri në gjysmën e tregut të telefonave të Kinës në 2019”, shkruan Reuters. /Telegrafi/