Telegrafi

Reuters: Autostrada ndërtohet me borxhe

Ministri i financave Ahmet Shala i tha Reuters-it se muajin e ardhshëm do të fillojnë bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar për ta mbuluar deficitin buxhetor.

“Në gjendemi para dy zgjidhjeve: ose do të rrisim taksat, e që do të ishte ngarkesë për qytetarët tanë, ose do të marrim hua, që prapë paraqet ngarkesë për qytetarët” , tha Shala. Ai paralajmëroi se në fillim qeveria do të kërkojë nga donatorët që të mbulohet ky deficit i paraparë dhe, po qe se do të ketë donacione, nuk do të ketë kërkesa për hua.

"Rruga do të financohet 50% nga buxheti dhe 50% nga huaja", ka bërë të ditur ministri Shala, por ka kundërshtuar që të jep detaje lidhur me atë se ku do të kërkohet kjo hua.

Reuter shkruan se në shtatorin e kaluar Kosova pagoi kistin e parë nga 381 milionë eurove sa i ka ajo borxh Bankës Botërore dhe se kjo do të vazhdojë me nga 30 milionë euro për secilin vit në vijim.