Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus ka thënë se ai kurrë nuk do të bashkohet me rivalët e mëdhenj të Bayern Munichut.
Reprezentuesi gjerman është lidhur me Bayernin disa herë gjatë karrierës së tij të suksesshme me Borussia Monchengladbachun dhe Dortmundin.
Por, Rues ka thënë se nuk ka asnjë shans që të transferohet në klubin më të madh të Bundesligës.
“Kërkesa erdhi nga Bayern, ashtu siç erdhën edhe nga klubet e tjera. Kam respektin më të madh për Bayern Munichun dhe atë që klubi ka bërë për dekada”, ka thënë fillimisht Reus për Sport Bild.
“Por, unë gjithmonë kam dashur të luaj për Borussia Dortmundin. Gjithmonë ishte klubi që tërhiqte zemrën time”.
“Kur luaja në Gladbach në atë kohë, ishte e qartë për mua: brenda Bundesligës, unë do të ndryshoja vetëm për Dortmundin, përndryshe do të shkoj jashtë vendit”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/