Site icon Telegrafi

Retrospektiva e Elinel: Historia e dashurisë, e nisur qysh në kohën e gjimnazit (Foto)

Reperi i njohur Elinel ka vite që është pjesë e skenës, teksa ka treguar gjithnjë që mbështetjen më të madhe e ka nga familja.

Tash e një kohë ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa lidhja e tij me Klementinën ka filluar vite më pare, transmeton Telegrafi.

Ata janë njohur së bashku kur ishin në gjimnaz, gjersa lidhja e tyre ka vazhduar për shumë vite, deri tek ditët e sotme, ku gëzojnë një jetë të lumtur familjare.

Lexo po ashtu Elinel

Elinel ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet krah bashkëshortes, në kohën kur ishin shumë të rinj.

Nga fotografia mund të kuptohet se dyshja janë njohur në gjimnaz, përderisa janë fotografuar së bashku në bankat shkollore.

Elinel ka qenë një ndër reperët më të suksesshëm të 2016-tës. /Telegrafi/

Exit mobile version