Site icon Telegrafi

Retro-model në të cilin çdo femër duket më e hollë!

Model i përsosur për ditët verore

Nëse dëshironi të dukeni më e hollë dhe t’i fshihni kilogramët në stomak dhe kërdhokulla, për ju zgjedhja më e mirë është fustani i modelit A.

Ky retro-model po bëhet gjithnjë e më aktual, andaj, pos që do të dukeni shkëlqyeshëm, ju do të ndiqni edhe trendët kryesorë.

Për shkak të mënyrës në të cilën bie dhe gjatësisë, ky model valëvitës mbulon të gjitha të metat, ndërkohë që thekson pjesët më të mira në trup, transmeton Telegrafi.

Nëse i shtoni edhe ndonjë rrip interesant në bel do të krijoni figurën e orës së rërës që është ëndërr e shumë femrave.

Nëse i shtoni edhe një palë sandale me taka, veshja do të jetë për notën e pastër dhjetë, si edhe figura juaj.

Truk i vogël i stilistëve:

Modeli me dekoltenë e theksuara, si ky, do të bëjë që e gjithë figura të duket edhe më e hollë.

A jeni edhe ju adhuruese të fustaneve të këtilla?

/Telegrafi/

Exit mobile version