Telegrafi

Retkoceri: Lokacioni për spitalin e Prishtinës nuk është sjellë ende për votim

Leutrim Retkoceri - PDK, foto: kallxo.com

Leutrim Retkoceri, këshilltar nga radhët e PDK-së në Prishtinë, deklaroi se ende nuk është votuar lokacioni për ndërtimin e spitalit të qytetit.

Ai tutje në debatin ‘Jeta në Komunë’ tha se ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, kishte punuar në këtë drejtim.

“Deri tash në këtë mandat ne në kuvend ende nuk e kemi një material që ka ardhur për votim të lokacionit se ku do ndërtohet spitali i qytetit i cili është premtuar. Ish ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili ka punuar në këtë drejtim, ai ka ndarë 500 mijë euro për ndërtimin e fizibilitetit një kompanie gjermane. Kompania ende nuk ka marr përgjigje pasi komuna nuk po e kthen atë,” tha Retkoceri.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati premtuar që brenda këtij mandati kryeqyteti do bëhet me spital të vetin./kallxo.com