Site icon Telegrafi

Retinoli-A dhe terapia me laser për tërheqjet

Ka një prirje gjenetike për shfaqjen e tërheqjeve, si dhe faktorë të tjerë për rrezik: shëndoshja e shpejtë, kursi i kurimit me steroide, probleme me shëndetin.

Kurimi me retinol-A dhe laser i përshtatet nënave të reja. Tërheqjet bëhen më pak të dukshme, marrin ngjyrë argjendi në gri (në krahasim me ngjyrën fillestare të kuqe në vjollcë).

Zakonisht tërheqjet zbehen gjatë 12 muajve por me ndihmën e laserit ky proces mund të përshpejtohet në disa javë. Kursi i kurimit me retinol-A kërkon 4-6 Javë, veçse retinoli-A është më i lirë se terapia me laser.

Këshilla
* Mos u tregoni tepër entuziastë ndaj reklamave për një prodhim të ri kundër tërheqjeve. Prisni, sa të bëhen të gjitha testet e nevojshme.
* Mënyra e vetme për t’i shmangur tërheqjet është zbutja e lëkurës me vaj ose krem. Mos shpenzoni paratë më kot për preparate speciale. Losioni i zakonshëm për një njomësi nuk është më i keq.
* Retinoli-A dhe preparatet me vitaminë A nuk duhen përdorur gjatë shtatzënisë. Mund t’i nisni menjëherë pas lindjes. /Telegrafi/
 

Exit mobile version