Telegrafi

Retina edhe në MacBook Air?

Sikur dhe Pro i ri, sipas pohimeve edhe MacBook Air i ri do të ketë ekranin Retina me rezolucion të lartë. Por, dizajni nuk do të ndryshoj, e mbindërtimi kryesisht do të ketë të bëjë me ekranin. Përveç kësaj, Air i ri pritet të marr edhe procesorët e gjeneratës Ivy Bridge të Intelit, dhe grafikën e avancuar për shfaqjen e fotografisë në rezolucion të lartë. Për shkak të shpenzimit më të madh të energjisë, pritet të rritet edhe kapaciteti i baterisë.

Gjithashtu, sipas informatave të ABC News, sado që mund të tingëllojë e pamundur, përveç MacBook Ari ekran të rezolucionit të madh do të fitoj edhe iMac. Se kur Mac-ët e rinj me ekran Retina mund të ndodhë që të shkojnë në shitje për momentin nuk dihet. /Telegrafi/