Telegrafi

Retë marrin formën e krijesës mitike (Foto)

Tina Haydon ka qenë duke shëtitur me bashkëshortin Garry, në një bregdet të Barry në Wales, kur ka parë në qiell diçka të pazakontë.

Retë kishin marrë formën e çuditshme, që ngjante me dragoin mitik, që ka krahë dhe nxjerr zjarr nga goja, transmeton Telegrafi.

Reja në formë dragoi

“Në fotografi nuk po duket edhe aq mirë, kishte pamje edhe më të kthjellët. Mund t’ia shihja sytë dhe dukej se e kisha afër”, ka shkruar Haydon lidhur me rastin.

Figura që ngjanë me simbolin e flamurit të Wales

Madje, shikuesit e fotografisë së postuar në internet, e kanë krahasuar renë që është zhdukur menjëherë me simbolin shtetëror. /Telegrafi/