Telegrafi

Retë e stuhive strehojnë bakterie të ndryshme

Studimi i publikuar sot në gazetën PLoS One ka zbuluar se kokërrat e breshërit rrisin disa lloje të bakterieve të cilat banojnë edhe nëpër bimë si dhe me mijëra komponime tjera organike të cilat gjenden edhe në tokë.

Disa nga këto bakterie thuhet të luajnë rol të rëndësishëm në shkaktimin e shirave. “Stuhitë e reve janë fenomen mjaft i dhunshëm” – ka thënë bashkë-autorja e studimit, Tina Santl Temkiv.

“Ato thithin sasi shumë të mëdha të ajrit prej reve dhe kjo mund të jetë mënyra se si këto bakterie futen në re”.

Të kuptuarit e shpërndarjes së mikrobeve është e rëndsishme për studimin e epidemologjive e poashtu edhe për ekologjinë mikrobiale. /Telegrafi/