Telegrafi

Resurset e pashfrytëzuara

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane thotë se institucionet e vendit duhet të bëjnë diçka me specifike dhe të flasin më konkretisht për resurset natyrore që ka vendi. Kjo sipas tij, do të ndikonte edhe ne ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

“Mendoj që investitorët potencial do të mund të përqendrohen më shumë në industrinë e minierave dhe mineraleve, duke pasur parasysh që edhe në të kaluarën ato kanë qenë bazë e një zhvillimi të mirë ekonomik. Në këtë kontekst, mendojmë që duhet të ndodh më shpejt revitalizimi apo privatizimi i gjigantit Trepça”, shprehet Zeka.

Ndërkohë, në rekomandimet e raporteve të shumta, vendore dhe ndërkombëtare, është thënë se për të dalë nga kjo gjendje e rëndë ekonomike, në të cilën aktualisht është Kosova, duhet të shfrytëzohen potencialet e vendit, në mënyrë që të krijohet rritje ekonomike.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, thotë se deri më tani resurset e shumta natyrore që ka Kosova, mbeten të pashfrytëzuara.

“Qeveria e Kosovës duhet të merret me pasuritë minerare nëntokësore, por edhe ato sipërfaqësore. Në aspektin mineral, duhet të aktivizojë Trepçën, ta riorganizojë Korporatën Energjetike të Kosovës dhe t’i aktivizojë ato ndërmarrje që mund të bëjnë përpunimin e lëndës së parë, të cilën e nxjerrin nga minierat e Kosovës. Kjo kishte me qenë më primare për qeverinë”, tha ai.

Ai mendon se shfrytëzimi i duhur i këtyre resurseve në Kosovë do të sillte një përmirësim të ndjeshëm të ekonomisë kosovare dhe në nivel rajonal do ta ngriste atë në radhën e vendeve me potencial më të madh.

“Nuk ka një aktivizim të thellë të qeverisë, një plan-biznes qeveritar për nxjerrjen e Kosovës nga kjo gjendje katastrofale”, tha Tahiri.

Edhe Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, mendon se deri më tani resurset e shumta natyrore nuk janë shfrytëzuar aq sa duhet.“Duke pasur parasysh që për shumë vite ky sektor ka qenë lënë anash dhe nuk ka pasur investime që janë bërë, po flas për kompleksin metalurgjik Trepça atëherë, nuk do të jetë e lehtë dhe shumë e shpejt që të kthehet në ritmin që kanë punuar dikur”, thekson Zeka. /Rel/Telegrafi/