Site icon Telegrafi

Resuli, Neki dhe Fiona e fituan garën në show-n “Super Sfida”

Të dielën ishte një super garë në mes ekipit “Çajat|, i përbërë nga: Resul Sinani, Neki Emra dhe Fiona Gllavica, që garuan kundër ekipit “Lemon Tree”, i përbërë nga: Besart Halimi, Armend Shabani dhe Kaqusha Thaqi

Moderatori Enis Ujkani e emocionoi Resul Sinanin duke shpjeguar punën dhe karrierën e tij në television dhe shprehu keqardhjen për humbjen e Resulit nga mediat që kaloi në Politikë, gjithashtu edhe publiku i dha një duartrokitje të madhe dhe u ngritën të gjithë në shenjë respekti, duke treguar që e duan.

Gara filloi ashpër që nga loja e parë, bartja e balonave ku fitoi më shumë pikë ekipi “Çajat”, ndërsa në lojën ‘Kullat’ u krijua një atmosferë shumë e mirë spektakël dhe humor, por më shumë pikë nga kjo lojë fitoi ekipi “Çajat”, ndërsa në lojën ‘Kush është më i forti?’, të gjithë mysafirët garuan me inatë dhe dhanë maksimumin për të fituar, Besarti e fitoi lojën, Resuli e fitoi dy herë dhe Fiona e fitoi këtë lojë po ashtu.

Në lojën e fundit ‘Bartja sy mbyllas’ krijoi humor, të qeshura të mëdha nga gjithë audienca dhe kjo ishte loja që vendosi fituesin, dhe në fund fitoi ekipi “Çajat”.

Në fund të emisionit u treguan pamjet nga “Super Sfida” më interesante nga viti 2014 e deri më tani, u krijuan emocione të mëdha pasi që përmbledhja e këtyre pamjeve ishte mahnitëse, ngjarje interesante që nuk shihen në show të tjerë.

Të dielen tjetër ora 19:40 në ASLAT M. /Telegrafi/

Exit mobile version