Telegrafi

Resul Sinani aderon në AAK

Ish-anëtari i Nismës Socialdemokrate, Resul Sinani, i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një shkrimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje Sinanit në parti, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën.

Po ashtu Haradinaj ka theksuar se është mirënjohës që Sinani  ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet.

Ndryshe, Resul Sinani kishte braktisur Nismën Socialdemokrate, me arsyen se kjo parti nuk po shkon në drejtimin  e duhur.

Ai ishte pjesë e Nismës për një vit./Telegrafi/