Site icon Telegrafi

Restoranti “Sulmi në zemër”: Kush është mbi 160 kg, ushqim falas

Kushti i vetëm është që të jenë mbi 160 kilogramë. Drejtori i restorantit ka punësuar Blair Riverin, i cili peshon 270 kilogramë, të promovojë ofertat speciale. Ai paguhet gati 70 euro në orë, jo vetëm për shkak të peshës së tij, por edhe për dashurinë e pabesueshme ndaj ushqimit.

Kamarieret shërbejnë me uniforma të infermiereve, ndërsa mysafirët veshin uniforma spitali mbi rrobat e tyre. Në menu gjenden hamburgerë me shumë kalori, hamburgerë të dyfishtë dhe ushqime tjera të yndyrshme dhe jo të shëndetshme. Nuk shërbehen pije dietale.

Si për ironi vetë pronari i restorantit Jon Bassi, është nutricionist dhe është pronar i një qendre për dobësim në Oklahoma. Me siguri ai e ka kuptuar se amerikanët janë të papërmirësueshëm dhe ka vendosur të fitojë nga shprehitë e tyre aspak të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version