Site icon Telegrafi

Restoranti shet fustane prej mishit të gjallë

Pronarët e restorantit “Old Homestead Steakhouse” dizajnuan fustanin prej llojeve të ndryshme të mishit dhe ky model pritet të kushtojë 3.000 dollarë.

Fustani përbëhet prej rripit prej kockave, këpucët prej lëkurës së lopës dhe një qafore me kocka kafshësh, ndërsa peshon 38.5 kilogramë.

“Fustanin duhet veshur vetëm për një orë, argëtohesh me të, e më pas në frigorifer do të keni mish të mjaftueshëm për gjashtë muaj. Për këtë arsye çmimi nuk është edhe shumë i lartë”, tha pronari i restorantit Marc Sherry. /Telegrafi/

Exit mobile version